Sane, synim i Unitedit dhe Arsenalit

14 nëntor 2024 | 16:31

Arsenali është i vendosur të konkurrojë me Manchester Unitedin për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munichut, Leroy Sane. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja gjermane “Bild”.

Sipas saj, dy gjigandët e Premierë Ligës synojnë të rikthejnë sulmuesi, tashmë 28-vjeçar, që dikur është aktivizuar me Manchester Cityt.

Futbollistit gjerman i skadon kontrata në fund të sezonit, ndaj do të jetë një lojtar i lirë. Leroy Sane ka shënuar tre gola në 11 ndeshje në të gjitha garat ku është aktivizuar këtë sezon për skuadrën e Vincent Kompany. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë që tregon se ai dhe Bayerni po punojnë për rinovimin e kontratës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka…