Sanksionet: Abramovich po mundohet ta “fsheh” super-jahtin, në Mal të Zi
Super-jahti 513 milionë eurosh i miliarderit rus Roman Abramovich u ankorua në Mal të Zi të shtunën derisa oligarku po përballet me sanksione. Anija luksoze Solaris mbërriti në portin e Tivatit pasi u largua nga Barcelona të martën – dy ditë para se Abramovich të sanksionohej nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Besohet se ai donte ta zhvendoste jahtin e tij jashtë ujërave të Evropës Perëndimore për shkak të rrezikut që ai të sanksionohej nga BE-ja për lidhjet e supozuara me presidentin rus, Vladimir Putin.
Mali i Zi nuk është në BE, kështu që mund të shihet si strehë më e sigurt nga Abramovich, i cili po përpiqet ta shesë ekipin Chelsea FC, sipas DailyMail.
Javën e kaluar u bë e ditur se Mali i Zi kishte nënshkruar sanksionet e BE-së kundër Rusisë, por në praktikë deri tani ka përfshirë vetëm vendin që ndalon fluturimet ruse.