‘Sanksionet’ e para për Kosovën: Anulimi i ‘Defender Europe’, moslobimi për njohje dhe ndalimi i vizitave të zyrtarëve qeveritarë në ShBA

30 maj 2023 | 16:41

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve në Kosovës se kryeministri Albin Kurti, “duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”.

Ai ka thënë se “ShBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet monjohëse”.

Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i Sekretarit Anthony Blinken.

Hovenier ka bërë me dije se cilat janë dy kërkesat që Kurti duhet realizuar urgjentisht.

“E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale dhe e dyta që kryetarët e rinj të mos i ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 për qind të votave”, ka thënë ai.

Sipas tij, ShBA-ja e ka bërë “të qartë se nuk mbështesin më projektet e përbashkëta dhe anulohet edhe edicioni e radhës të Defender Europe”.

Po ashtu, ambasadori Hovenier ka thënë se  “nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë të Kosovës në ShBA”,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
31.05.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Peja Nga…