‘Sanksionet na dëmtuan imazhin ndërkombëtar dhe ekonominë’, Bislimi pret heqjen e tyre dhe fajëson Hungarinë

24 dhjetor 2023 | 14:40

Masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pastaj nga Bashkimi Evropian “kanë dëmtuar ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës”.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një intervistë për “Euronews Albania”.

Për mos heqjen e tyre, Bislimi ka drejtuar gishtinoi kah Hungaria, e cila sipas tij, “si emëruesi më i vogël i përbashkët”, duke mos e lejuar konsensusin e shumë vendeve të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Bislimi ka thënë se ka pasur vende që kanë qenë pro heqjes së masave ndëshkuese, por se “kompromisi u gjet përmes emëruesit më të vogël të përbashkët”.

“Hungaria nguli këmbë për diçka tjetër dhe ky pozicion mbizotëroi”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i mendimit…