Sanna Marin idol për të gjithë, Vjosë edhe kjo ka burr!
Shkruan: Astrit Gashi, Suedi
Sanna Marin kryeministre e Finlandës, 36 vjeç, është shembulli më mirë se si një politikan mund të duket si një qytetar i rendomtë.
Një grua elegante dhe mjaftë tërheqëse mund të jetë temë në media sa herë që del në publik.
Edhe festa e fundit private me miqtë e saj e tregon qartë se ajo dëshiron të jetojë një jetë normale. Ajo i di kufijtë të cilët nuk guxon t’i kalojë si kryeministre dhe nëse vërtetohet diçka jashtë normales ajo largohet nga detyra, sepse e tillë është Sanna idoli i një femre bashkëkohore më një stil të veçantë që ka bërë të jetë liderja me pelëlqyer në botë.
Kur, jo shumë kohë më parë, një lider i partisë së ekstremit të djathtë e tallte atë si një “vajzë shitëse”, ajo kishte kundërpërgjigjen e përsosur: “Jam jashtëzakonisht krenare për Finlandën”. Këtu fëmija i një familjeje të varfër mund të edukohet dhe të arrijë qëllimet e tij në jetë.
Në popujt ballkanik e dimë më së miri se si maltretohemi nga eskortat e politikës dhe bodigardët e tyre. Të cilat në raste mund të kishin dhe viktima nga bandat e poltikës. Madje në disa rrugë nuk guxojmë të ndalemi në raste kur presidentja e viziton sallonin e “Sellmës” ..Të paktën me gjithë zhurmën e madhe në media për festën e Sanna Marin, burri i saj nuk foli.