
Sanohen dëmtimet e rrugëve në Prizren
26 prill 2019
| 16:45
Me përmirësimin e kushteve atmosferike, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren këto ditë ka shtuar edhe intensitetin e punës për rehabilitimin e rrugëve kryesore në qytet.
Në unazën e qytetit po zhvillohen punimet me asfaltim për evitimin e gropave, derisa në trotuare dhe rrugë dytësore po intervenohet me shtrimin e kubëzave me qëllim të përmirësimit të gjendjes rrugore.
/Epoka e re/