Santiana shan rëndë Bledi Manen, arsyetohet nga Jonida
Gjatë publicitetit, Santiana banorja e Big Brother Vip Kosova 2 përdori për të disatën herë gjuhë vulgare.
Ajo pas debatit me Albyn, shau opinonistin Bledi Mane me rob dhe iku në dhomën e rrëfimit.
“Bledi nuk guxon me fol me mua kështu. Ja q* robt unë”, tha Santiana.
Megjithatë, pjesa e dytë e ‘prime’ filloi me këtë diskutim, ku e njëjta u arsyetua për këtë gjuhë të përdorur nga vetë moderatorja e cila ndër tjera tha se pavarësisht se nuk e pranon një gjuhë të tillë, shtoi se “jemi prej gjaku dhe nxehemi ndonjëherë.
“Keni një lloj detyrimi ndaj publikut, ju shikojnë edhe fëmijë. Ju lutem evitojeni”, u shpreh në vazhdim ajo.
Si dënim për Santianën Vëllai i Madh vendosi që çmimit të madh t’ia zbres 5 mijë euro.
Ndërsa, vetë Santiana tha se nuk e shau askënd, por vetëm i rrjedhi shprehimisht.