Santiana shkon në Zone Club, aty ku punon Buci
12 gusht 2024
| 15:57
Një zhvillim i papritur ka ndodhur mbrëmë që përfshin dy prej ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 2. Ka qenë Santiana ajo që ka vendosur ta shijojë jetën e natës dhe gjejeni pak se ku? Në Zone Club. Gjysmëfinalistja ka shkuar në vendin e punës të Bucit, banorit tjetër me të cilin luajti lojën për një periudhë të gjatë të rrugëtimit bashkërisht. Ajo është shfaqur me Metin dhe Besin. ‘Kuku’ ka qenë mbishkrimi i Metit në videon krah Santit dhe Besit. Nuk dihet nëse ka pasur një takim apo shkëmbim mes saj dhe Bucit në Zone. Kujtojmë se pas daljes, i ftuar në Prive, ai u shpreh që vetë Santianës “nuk do t’ia ndalonte hyrjen në Zone Club”.