Santorini “made in China”, kinezët kopjojnë edhe ishullin grek
Nëse doni të vizitoni Santorinin, por jo Greqinë, tashmë kinezët ju vijnë me një zgjidhje. Në kinë është ndërtuar një kopje e ishullit të veçantë grek, Santorinit. Ajo quhet: Toka e Ëndrrave në Dali, në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore.
Mund të mos ketë një det blu të thellë, një vullkan, kalderën e famshme dhe dritën unike të perëndimit të diellit të detit Egje, por ka peizazhe të përgjithshme që mund të jenë ideale për fotot e dasmave apo vendasve që nuk mund të shkojnë deri në ishullin origjinal.
Resorti ofron bujtina turistike, hotele butikë, biznese, apartamente, të gjitha në të bardha dhe me kupola blu, rrugë të vogla gjarpëruese të stolisur me bougainville të lulëzuar dhe bimë të tjera mesdhetare, një pamje panoramike të ujit dhe të famshmen greke, Frappe.