Sao Paulo shkëput kontratën me Alvesin
17 shtator 2021
| 11:16
Mbrojtësi Dani Alves nuk është më pjesë e Sao Paulo.
Klubi brazilian ka bërë të ditur se me marrëveshje të dy anshme, kanë rënë dakord për të shkëputur kontratën me Dani Alves.
Ish-ylli i Barcelonës kishte kontratë deri në dhjetor të 2022, por për arsye ende të pazbuluara, ai tashmë është futbollist i lirë. 38-vjeçari momentalisht është futbollisti më i trofeshëm në histori të futbollit.
NOTA OFICIAL
O São Paulo Futebol Clube comunica que na data de hoje foi firmado um acordo para a rescisão do jogador Daniel Alves, que tinha vínculo com o clube até dezembro de 2022. pic.twitter.com/s7P18TtG5x
— São Paulo FC (@SaoPauloFC) September 17, 2021