Sapo u fikën zjarret, ishullin grek e godet përmbytja
11 tetor 2021
| 08:13
Gati një e treta e territorit të ishullit është përfshirë nga moti i keq, me erë e shira të rrëmbyer, duke sjellë përmbytje të mëdha.
Qindra shtëpi janë tashmë nën ujë, ndërsa shumë rrugë janë shkatërruar totalisht. Autoritetet organizuan operacione shpëtimi duke u ardhur në ndihmë me qindra banorëve të mbetur të izoluar për shkak të ujit.