Sara Gjordeni e pakënaqur nga produksioni i “Big Brother Vip”: Më la shije të keqe!
02 qershor 2024
| 21:12
Në spektaklin që u transmetua mbrëmë “Post Big Brother Vip” ishte e pranishme dhe ish-banorja, Sara Gjordeni.
Nuk kanë qenë të pakta diskutimet, përplasjet dhe debatet e Sarës me disa nga ish-banorët.
Siç e dimë, dy spektaklet e dhëna të martën dhe të shtunën kanë qenë të rregjistruara më herët e teksa jepej transmetimi i djeshëm, Sara Gjordeni ka bërë një reagim në rrjete sociale në lidhje me përplaset e saj me Françestën, për të cilën u eleminua edhe nga loja.
Ajo shprehet se produksioni ka transmetuar vetëm versionin e Françeskës ndërsa të Sarës e ka prerë dhe për këtë shprehet: “Kjo eksperiencë po e lë me shije të keqe!”