Sara Hoxha pranon divorcin nga Ledri Vula: Po më thonë se jam bërë më e mirë

23 tetor 2024 | 11:13

Bukuroshja e njohur, Sara Hoxha, duket se ka konfirmuar ndarjen nga reperi Ledri Vula.

Edhe pse marrëdhënia e tyre këtë kohë ka qenë shumë e komentuar, ajo i ka dhënë fund të gjitha këtyre aludimeve.

Në një intervistë në Top Albania Radio, influencuesja u ngacmua nga prezantuesi Salsano Rrapi.

“Sa mirë që të ka bërë ndarja, ishe bërë yll i vërtetë”, iu drejtua moderatori.

Hoxha nuk mungoi me një përgjigje epike të menjëhershme: “Po pra po, kështu po më thonë”.

Ajo dhe artisti shqiptar vlen të ceket se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu Vula.

I njëjti u tha se ka nisur një romancë të re dashurie pasi disa herë u pa në krah të Rina Zaitit.

Sara nga ana tjetër po zhvendoset në Tiranë për të jetuar bashkë me të bijën.

Sara Hoxha responds with style to the latest rumors about her relationship  with Ledri - Instagramming

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur sot sezoni i ri 2024-2025 në NBA, teksa…