![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/LEDRI.png)
Sara Hoxha tregon vështirësitë, por Ledri Vula ka zgjidhjen për të
Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është në ditët e saj të fundit të pritjes së ëmbël. Herë pas here ajo tregon vështirësitë që po has gjatë kësaj periudhe. Tani që barku i rrumbullakosur i është rritur shumë, ajo ka probleme me rrobat, të cilat nuk i bien më.
Por sigurisht që Sara e ka gjetur menjëherë zgjidhjen. Në ndihmë i ka ardhur gardëroba e partnerit të saj. Ajo ka publikuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet e veshur me rrobat e këngëtarit të njohur, me të cilat duket se është mjaft rehat.
Në postimin e saj, Sara tregoi se vetëm atletet nuk janë të tijat dhe veshja e Ledri Vulës ka qenë shpëtim për të.
“Vetëm atletet nuk janë të tijat dhe ky ka qenë një shpëtim për mua kohët e fundit,”- shkroi Sara Hoxha, krahas imazhit ku pozon e veshur me rrobat e partnerit.
Ndërkohë kujtojmë se çifti zbuloi lidhjen gjatë kohës së karantinës, e më pas dha edhe lajmin e bukur të shtatzënisë. Ata zbuluan gjithashtu edhe gjininë e bebes. Ledri dhe Sara do të bëhen prindër për herë të parë të një vajze.
![Në ditët e fundit të shtatzënisë! Sara Hoxha tregon](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-5f8eb7527de94.png)
![Në ditët e fundit të shtatzënisë! Sara Hoxha tregon](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-5f8eb75220163.png)