Sara Osmani, medaliste e bronztë në Evropianin U21 të xhudos
13 gusht 2023
| 17:10
Ekipi kosovar i xhudos po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse dhe suksese të jashtëzakonshme në garat evropiane.
Pas Dëbora Gjakovës që fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane U21 të xhudos, medalje sot fitoi edhe Sara Osmani.
Osmani fitoi medaljen e bronztë në Evropianin U21 të xhudos që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Në xhiron e parë Osmani ishte e lirë, kurse në çerekfinale mposhti me Ippon maqedonen, Tea Nastoska.
Në gjysmëfinale Sara humbi me dy Wazaari për Ippon nga serbja Ana Cobanovic. Sara për të bronztën mposhti me Wazaari në vazhdime, garuesen nga Bosnja e Hercegovina Nika Zovko.