Sara pas situatës me Edin dhe Drilonin: Gabimi im më i madh ishte që ja dhashë dorën
Sara ka diskutuar me Vullnetin për bisedën e bujshme mes Edit dhe Drilonit që bëri xhiron në rrjetet sociale.
Dyshja kishin diskutuar për të, dhe për një moment, Edi dëgjohet duke e ofenduar Sarën rëndë.
Pasi u shfaq klipi brenda shtëpisë, Sara shkoi tek Edi dhe Driloni për të kërkuar sqarim dhe arsyen se pse ishin shprehur në atë mënyrë.
Edi i kërkoi falje dhe si përfundim ajo i zgjati dorën duke i pranuar faljen.
Megjithatë, tani Sara është shprehur e penduar për veprimin, sipas një bisede që pati me Vullnetin.
“Duke nisur nga fakti që kuptova që çdo gjë ishte një mashtrim sy më sy, edhe gabimi im më i madh ishte që ja dhashë dorën, sepse ma ai hodhi poshtë dorën direkt”, u shpreh Sara.
“Pasi u shfaq klipi” unë nuk ju reagova ashpër, ti kështu e ashtu, mirëpo kërkova sqarim, pse? Çfarë ju kam bërë. Unë ja dhashë dorën se mos ishte ndonjë keqkuptim”, potencoi ajo mes tjerash.