Sarabia mungon ndaj Italisë
05 korrik 2021
| 22:32
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka konfirmuar mungesën e Pablo Sarabia në gjysmëfinale të “Euro 2020” ndaj Italisë.
Sarabia u detyrua të largohet nga fusha në fitoren ndaj Zvicrës, pas një problemi muskulor.
Sulmuesi ka munguar në stërvitje që u zhvilluan vikendin e kaluar, derisa edhe Enrique konfirmoi mungesën.
“Dje, Aymeric Laporte nuk u stërvit dhe dikush tjetër për asnjë arsye të veçantë, sepse ne i dhuruam atij tjetër opsion”.
“Të gjithë janë gati pos Sarabia. Fizikisht janë mirë dhe të lodhur”, tha ai.
Ndërkohë, Olmo pritet ta zëvendësojë Sarbian dhe të formojë treshen e sulmit pranë Alvaro Morata dhe Ferran Torres.