Saraçini e Gjinovci në Kongresin e IHF-së
03 korrik 2019
| 13:17
Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci, po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 37-të të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që po mbahet në Geteborg të Suedisë.
Në Kongresin e shtëpisë botërore po diskutohet për zhvillimet më të reja në sportin e Kosovës. Në raportin e punës janë përfshirë disa shkrime për Kosovën. Në superlativ është vlerësuar gara IHF Trophy që është organizuar nga FHK-ja.
Saraçini e Gjinovci gjatë qëndrimit në Geteborg po zhvillojnë takime të shumta me drejtues të IHF-së dhe të federatave të ndryshme nacionale. Fjalët e mira për punën e FHK-së dhe rritjen e hovshme të hendbollit në Kosovë, janë të shumta.