Saraçini: Tash mund ta zhvillojmë sportin dhe kulturën
27 qershor 2019
| 13:46
Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka thënë se me miratimin e Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave do të jetë një mundësi e veçantë për të zhvilluar sportin dhe kulturën.
“Urime sportiste, artiste e rini. Urime federata, klube, teatro, artist. Tash do të kemi një mundësi të veçantë për të zhvilluar sportin dhe kulturën”, ka thënë Saraçini.
“Falënderim të posaçëm për seriozitetin e diskutimeve në Parlamentin e Kosovës dhe faleminderit për votimin pozitiv. Por, çdo herë ekziston një ‘por’. Është biseduar edhe për mundësinë e keqpërdorimeve. Kjo duhet të jetë ashpër e dënueshme, ndoshta të sanksionohet me ligj të posaçëm. Sidoqoftë, urime dhe suksese”, ka deklaruar Saraçini.
/Epoka e re/