Sarah e gatshme të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”, plas debati mes saj dhe Dj PM
BIG BROTHER- Një romancë e bukur por edhe shumë e ndërlikuar ka nisur mes Sarah dhe DjPM brenda shtëpisë më të njohur në Shqipëri.
Fillimisht ka qenë Sarah ajo që i dhuroi e para një puthje Dj PM dhe pranoi më në fund pëlqimin e saj, ndërsa puthjet nëpër shtëpi vazhduan të dhurohen njëra pas tjetrës.
Mirëpo, gjërat nuk kanë shkruar ashtu siç duhet dhe ka nisur “krisjet” e para mes dyshes më të përmendur.
Ka qenë Pajtimi ai i cili ka treguar se e respekton shumë Sarën, megjithatë nuk e sheh si mundësi një lidhje brenda shtëpisë. Pas këtyre fjalëve Sara mori vendimin se brenda në shtëpi s’do të kishte më as puthje mes tyre.
Sot, Sarah ka kërkuar të sqarohet me Dj PM veçmas të tjerëve dhe kjo ka nisur debate.
Në nerva dhe sipër Sarah ka shprehur dhe njëherë mundësinë e lënies së shtëpisë.
“Nëse unë po të bëj të ndihesh keq, unë dal që tani nga shtëpia”, i ka thënë Sara Pajtimit duke qarë.
‘’Boll dëgjove njerëzit, ti mjafton të dëgjosh një fjalë dhe e kthen mendimin brenda minutit. Unë nuk ia jap këtë kënaqësi njerëzve, më mir të dal që nesër dhe të eci me kokën lart sesa të më thonë që ishe lojtar, i shtirur apo i paqëndrueshëm. Më ke puthur e pranoj, nuk po them që nuk e kam ndjerë por ndjenjat edhe ndryshojnë, e thash edhe gjatë spektaklit dhe nuk kam pse dëgjoj askënd.”– ka thënë konkurrenti.