Sarah kërkon të largohet nga shtëpia/ Fifi nuk pret mirë puthjen në BB VIP, i flet ashpër blogeres: Është shumë e rëndë

22 nëntor 2021 | 14:59

BB VIP – Mëngjesin e ditës së sotme ka ndodhur puthja e shumë pritur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Sarah ka marrë guximin dhe ka puthur në buzë DJ PM.

Edhe pse blogerja donte që kjo puthje të qëndronte mes saj, Pajtimit dhe kamerave, duket se tashmë të gjithë e kanë marrë vesh dhe disa nuk e kanë pritur aspak mirë.

Fifi ka reaguar keq pasi e mori vesh atë që kishte ndodhur dhe i ka thënë Sarah se është lunatike.

“Ti e paske puthur. Më dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për PM, të tha s’ka gjë. Qenke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, tha këngëtarja e njohur kur mori vesh se Sarah dhe PM ishin puthur.

Blogerja e njohur u prek dhe u përlot nga fjalët e Fifit, ku kjo e fundit filloi madje që të flasë edhe me tone të larta, e si pasojë u mblodhën edhe banorët e tjerë.

Këta të fundit e mbështetën Sarah dhe i thanë se ajo nuk ka pse të japë shpjegime. Nga ana tjetër, Fifi e akuzoi atë se po luan me PM dhe nuk do ta lejojë ta bëj këtë gjë, pasi ai është vëllai i saj.

Sarah është prekur pas këtyre fjalëve dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia. Gjithashtu kujtojmë se kur PM hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ishte Fifi ajo që e inkurajoi Sarah që t’i jepte një mundësi. Ajo i ka folur mirë Sarah për DJ PM dhe ka thënë se ai është tepër pozitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas…