Saranda Bogujevci do ta kryesojë grupin punues që do ta jetësojë projektin e memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës
13 tetor 2022
| 21:58
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, do ta kryesojë Grupin Punues që do të jetësojë projektin e Memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
“Është detyrë e secilit prej nesh, për lirinë e paqen që e gëzojmë, që gjithmonë të kujtojmë sakrificën e popullit tonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.