Saranda Krasniqi bashkë me të bijën i këndojnë Krushës së Madhe (Video)

23 mars 2018 | 22:46

Në përvjetorin e 19-të të përkujtimit të dëshmorëve të Krushës së Madhe, Saranda Krasniqi bashkë me vajzën e saj, Sidorelën kanë publikuar këngën “Fol moj tokë”, që i përkushtohet vuajteve dhe sakrificës së Krushës për lirinë e vendit.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Andin Hoti përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, duke i përgëzuar ato për këngën e realizuar.

“Të lumtë Saranda dhe Sidorela! “Në çdo shpi e çdo konak, është një plagë që kullon gjak”Për përvjetorin e 19-të, të përkujtimit të dëshmorëve të Krushës së Madhe, Saranda Krasniqi bashkë me vajzen Sidorela, kanë realizuar këngën “Fol moj toke”, e cila i kushtohet vuajtjeve dhe sakrifices së Krushës për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

https://www.youtube.com/watch?v=8Pv9LrcksBo&feature=youtu.be

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka mbështetur deputetin…