Saraqi më i miri në turneun memorial të shahut “Mustafë Ibrahimi”
Për ta përkujtuar dhe nderuar figurën e patriotit dhe veprimtarit për çështjen kombëtare, njeriun e arsimit, ekonomistin, ish të burgosurin politik, së fundi edhe punëtorin e vyeshëm NLB Bank, Mustafë Ibrahimin, u mbajt turneu i gjashtë, tani tradicional përkujtimor “Mustafë Ibrahimi”, nën organizimin e NLB Bank.
Ky turne u organizua në ambientet e Sallës së Federatës së Shahut të Kosovës. Garat u zhvilluan sipas sistemit (13 xhiro, 3 min + 2 sec sipas rregullave të FIDE). Për më të mirët u shpërndanë kupa, medalje, premi, diploma e shpërblime dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.
Vendi i parë i takoi Nderim Saraqit, kurse vendi i dytë Gani Hamitit. Në pozitat e tjera vijuese u renditen Bedri Sadiku, Sulejman Suljeviq, Ardian Jashari dhe Përparim Makolli.