
Sarrazin në Kosovë, takohet me Osmanin, Kurtin, Listën Serbe e anëtarë të shoqërisë civile
11 prill 2024
| 20:30
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “X”, ka bërë të ditur se gjatë ditës është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurtin, partinë më të madhe serbe në Kosovë, Listën Serbe dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Kjo vizitë e Sarrazinit është e paparalajmëruar, teksa nuk bëhet e ditur se çka është diskutuar në takimet që ai i ka pasur sot gjatë ditës.
Vizita e fundit e Sarrazinit në Kosovë ishte para tri javësh, ku me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, pati folur për Procesin e Berlinit.