Sarrazini i brengosur: Duhet vullnet që të arrihen marrëveshje që mund të mos jenë të lehta për Kosovën apo Serbinë

29 gusht 2024 | 18:36

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazini para largimit nga Prishtina, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të gatshme për kompromise dhe të arrijnë marrëveshje që mund të mos jenë të lehta.

Ai në një konferencë nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, paralajmëroi vizita edhe në disa shtete të Ballkanit Perëndimor.

“Ne duam që të krijojmë diçka më të madhe në tetor dhe javët vijuese do të jem në të gjithë rajonin pas Prishtinës për të përgatitur rezultate konkrete për popujt në Ballkanin Perëndimor që të ecim përpara së bashku dhe të ketë rezultate konkrete për jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit. Për këtë na duhet kompromisi e nganjëherë edhe vullneti për të bërë koncesione politike për tu pajtuar për marrëveshje politike që mund të mos jenë të lehta për Serbinë apo Kosovën.”, tha ai.

Sarrazini tha se po largohet nga Prishtina i Brengisur që ende nuk kemi arritur në atë moment.

“Po largohem paksa i brengosur që nuk kemi arritur në atë moment ende. Nëse nuk arrijmë rezultate më të mira për të ecur drejt samitit më 14 tetor jam I brengosur se nuk do ta arrijmë qëllimin tonë për të arritur një rezultat të fuqishëm që bashkëpunimi rajonal, tregu o përbashkët rajonal. Procesi i Berlinit është formati që arrin të sjellë rezultate konkrete për njerëzit në terren. Sot po bisedova më kryeministrin Albin Kurti, në të ardhmen do të shkojë në disa shtete tjera të Ballkanit perëndimor dhe do tu kërkojnë që të bëjnë gjithçka të mundur në emër të vullnetit të kompromisit për të arritur ato rezultate për lirinë e mallrave, të njerëzve të parave të tregtisë në të gjithë rajonin në një drejtim të përbashkët drejt BE-së.”, është shprehur Sarrazini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, në llogarinë e tij në…