![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/CristianoMauriziosarri-1-780x439.jpg)
Sarri: Bashkëlojtarët duhet t’ia japin një dhuratë Ronaldos në derbin ndaj Interit
Maurizio Sarri ka kërkuar nga Juventusi që t’ia sigurojë Cristiano Ronaldos një dhuratë të përshtatshme kur të përballet me rivalin e përbetuar, Inter.
Kampioni italian është nikoqir i Nerazzurrëve në Allianz Stadium në Derby d’Italia që kësaj radhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të rrezikut nga përhapja e coronavirusit.
Në fitoren prej 2-1 ndaj SPAL-it, superylli portugez e regjistroi ndeshjen e 1.000 zyrtare me klube dhe përfaqësuesen, ku edhe arriti të shënonte gol.
Derbi ndaj zikaltërve do të shënojë takimin e parë në shtëpi të Ronaldos prej se e arriti shifrën mbresëlënëse, prandaj Sarri dëshiron që kjo ngjarje të shënohet në mënyrën më të mirë.
“Ai është një lojtar aktiv, prandaj nuk duhet menduar shumë. Është një arritje e madhe, por ai menjëherë duhet të kërkojë gola të tjerë.
Ne dhe Cristiano e dimë se ai do të vazhdojë të jetë i njëjti. Është një sinjal për bashkëlojtarët e tij që t’ia japin një dhuratë”, ka deklaruar Sarri në konferencën për shtyp.