Sarri: Bayerni në letër favoritë, por le të shohim fushën
13 shkurt 2024
| 16:26
Te Lazio gjithçka është gati për ndeshjen e parë të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.
Beteja ndaj Bayern Munchen mbërrin në “Olimpico dhe për djemtë e Maurizio Sarri do të jetë një sfidë shumë e ndërlikuar për t’u përballur.
“Duhet të mendojmë se nuk është e pamundur, përndryshe në kokën tonë tashmë jemi të mundur. Ata vijnë si favoritë, ne duhet të shkojmë në fushë me entuziazëm sepse është një ndeshje e bukur për t’u përjetuar. Besim, sepse ndoshta janë më të fortë, por duhet të kesh besim për të provuar gjithçka. Duhen shumë nerva, pa mendime të dyta. Në letër ata janë favoritë, por le të shohim fushën”, është shprehur ndër të tjera Sarri, trajneri i Lazios.