Sarri: Dua trofeun e parë në Itali
Maurizio Sarri do të kërkojë trofeun e parë të tij në stolin Juventusit, teksa sot pasdite do të diskutojë finalen e Superkupës përballë Lazios, skuadrës së vetme që i ka shkaktuar humbje gjatë këtij sezoni.
Tekniku i “zonjës së vjetër” deklaroi se po argëtohet me atë që skuadra bën në fushë dhe në stërvitje, por shtoi se ka ende shumë defekte për t’u riparuar me kalimin e kohës, për të tentuar perfeksionin.
Keni realizuar objektivin e parë, që ishte kalimi i grupeve të Champions, ndërsa tani jeni përballë të dytit. Si është Juventusi i Sarrit?
Nuk di të them nëse i kemi plotësuar pritshmëritë e mia dhe të publikut apo jo, por mund të theksoj me bindje se po argëtohem shumë me atë që shoh në fushën e lojës dhe në stërvitje. Natyrisht që kemi ende shumë defekte, por për këtë punojmë vazhdimisht, që të përmirësohemi sa më shumë.
Duket sikur ju mungon ekuilibri në fushë…
Kemi luajtur 23 ndeshje dhe kemi humbur vetëm një, ndonëse intensiteti ka qenë i jashtëzakonshëm. Kur luan në nivele të larta dhe me kundërshtarë impenjativë, është normale që të shpërqendrohesh në momente të caktuara, por e dimë që kemi ende shumë punë për të bërë.
Pse pëson kaq shumë gola Juventusi?
Kur e thoni kështu, duket sikur pësojmë gol çdo 5 minuta, por në tre takimet e fundit kemi pësuar vetëm 2 gola dhe njërin në minutën e 95-të. Kemi bërë disa ndryshime në mënyrën e rreshtimit mbrapa, pasi tani luajmë më lart, por çuditërisht pësojmë kur zbresim shumë mbrapa. Megjithatë ka gjithmonë vend për përmirësim.
Nesër mund të fitoni trofeun ruaj të parë në Itali. Si po e përjetoni këtë ndeshje?
Po e përjetoj shumë normalisht, si një ndeshje radhe që duhet fituar. Vitin e kaluar luajta tre finale, ndaj jam mësuar t’i përballoj tashmë. Kemi motivimin e duhur për t’ia dalë dhe kjo më jep qetësi.