Sarri jep dorëheqje, ja tre emrat në listën e Lazios
12 mars 2024
| 16:01
Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Lazios. Strategu i njohur ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Serisë A pas humbjes me Udineses.
Kjo ishte disfata e katërt radhazi që bardhekaltrit kanë marrë në të gjitha kompeticionet, duke sjellë vendimin e teknikut italian.
Ende nuk ka asnjë detaj nga ky vendim i Sarrit, teksa klubi ka nisur punën për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Mediet italiane shkruajnë se emrat që mund ta zëvendësojnë janë Tommaso Rocchi, Miroslav Klose dhe Angelo Gregucci.