Sarri kërkon menjëherë largimin e Muriqit

10 janar 2022 | 15:45

Vedat Muriqi prej kohësh nuk bënte pjesë në planet e Maurizio Sarrit, i cili ka kërkuar largimin e sulmuesit “dardan”.

Merkato e Lazios është e bllokuar për shkak të disa problemeve financiare dhe nuk mund të afrojë asnjë lojtar nëse nuk shet më parë. Sipas “Corriere Dello Sport” Muriqi dhe Lazzari janë lojtarët që Sarri kërkon t’i largojë.

Reprezentuesi i Kosovës nga ana tjetër dëshiron të largohet sa më shpejtë nga Lazio, me disa ekipe që kanë shfaqur interes për sulmuesin 27-vjeçar. Nëse Muriqi dhe Lazzari arrijnë të largohen, Sarri do të arrijë të afrojë zëvendësuesit që ka në mendje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stefan Bancell nga “Moderna” ka thënë se kjo kompani është…