Sarri: Nuk duam që Muriqi të largohet
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka folur pas humbjes 1-0 të ekipit të tij ndaj Galatasarayt në kudër të Ligës së Evropës, ku në theks të veçantë ishin portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Lazio u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Galatasaray në Stamboll, në takimin e vlefshëm për Grupin E. Goli i vetëm për turqit u shënua në pjesën e dytë falë një gabimi të madh nga portieri shqiptar, Strakosha.
“Strakosha bëri një gabim dhe ne pranuam një gol të pafat. Në fakt luajtëm mirë. Ishim duke luajtur një ndeshje të kontrolluar. Fatkeqësisht, ne pranuam një gol të pafat dhe humbëm ndeshjen”, ka thënë Sarri. I pyetur nëse ekziston mundësia qe Muriqi të kthehet në Turqi, ku është lidhur me një transferim të Fenerbahçe, Sarri mohoi një gjë të tillë.
“Nuk e di nëse Fenerbahçe ka bërë një ofertë sepse nuk jam drejtor sportiv. Megjithatë, ne duam që Vedati të qëndrojë me ne. Ne nuk duam që ai të largohet nga ekipi”, ka shtuar Sarri.