Sarri: Zhgënjyes dështimi në finale të Kupës

18 qershor 2020 | 11:20

Skuadra e Juventusit humbi pas penalltive në finale të Kupës së Italisë nga Napoli.

Këtë dështim trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Maurizio Sarri e ka quajtur zhgënjim të madh për klubin, lojtarët dhe tifozët.

“Ka trishtim, zhgënjim, për lojtarët, për shoqërinë, mbi të gjitha për tifozët. Zhvilluam një ndeshje ndryshe, nuk ishim agresiv por lojtarët u treguan të zotë në nivel taktik, i lejuam pak raste kundërshtarit. Në këto momente na mungon freskia fizike, pra na duhet të punojmë më shumë për të zgjidhur këtë problem”, ka thënë Sarri.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka deklaruar se ShBA-ja…