Sasho Tasevski emërohet drejtori ri i Byrosë së Sigurisë Publike

22 gusht 2018 | 17:00

Sasho Tasevski, personi të cilin opinion e njeh nga incizimet e 27 prillit të përgjakshëm, është zgjedhur drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike.

Ai në këtë funksion vjen pasi ka qenë në krye të Departamentit të Sigurisë, e njohur ndryshe dhe si Drejtoria e Gjashtë. Vendimin e konfirmojmë edhe nga vetë Qeveria.

Në 27 prill, Tasevski shihet të qëndrojë përpara kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe nënkryetarit të kësaj partie Oliver Spasovski. Në atë periudhë ai ishte truprojë i Spasovskit, i trashëguar që nga koha kur ai ushtronte funksionin e ministrit të Brendshëm teknik.

Gjatë dhunës që po ushtrohej ndaj një pjese të deputetëve në Kuvend, Tasevski kishte shtënë në ajër për të frikësuar dhunuesit të cilët me gjësende të forta u ishin sulur deputetëve të shumicës, një pjesë e të cilëve përfunduar të lënduar rëndë.

Tasevski vjen në vendin e Llaze Vellkovskit, i shkarkuar nga BSP-ja javën e kaluar për shkak se vajza e tij shfrytëzoi automjetin zyrtarë të MPB-së për pushime jashtë vendit, e etiketuar si afera “MPB Turs”.

Në seancën e 84-të të qeverisë të sapo përfunduar u emërua Drejtor i ri i Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski. Propozimi u miratua unanimisht dhe nuk pati diskutime.

Tasevski ka në ekspereincë të gjatë pune në sigurinë publike. Duke filluar që nga viti 2001, në departamentin e pritjeve të delegacioneve të huaja e deri më tani me ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski. Në fillim të karrierës së tij ai ka qenë edhe anëtar  i Task Forcës Speciale ‘Tigrat’. Ai ka ndjekur edhe një kurs në SHBA në 2004 për shoqërimin e personalitete VIP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në…