Satelitët filmojnë krijimin e një ishulli (Video)
Havaji nuk është i vetmi grup ishujsh që është formuar nga shpërthimet e vullkaneve. Në vitin 2014, një shpërthim masiv formoi ishullin e ri Hunga Tonga-Hunga Hapai.
Por ky ishull ka diçka që i ka lënë shkencëtarët pa fjalë. Ky është formimi, evolucioni i një ishulli të ri. Hunga Tonga-Hunga Hapai ishte krijuar në vitin 2014 pas shpërthimit të një vullkani nënujor që çau sipërfaqen.
Turistët që ishin aty pranë kishin arritur ta filmojnë shpërthimin. Ishte aq i fuqishëm sa ishin devijuar edhe fluturimet e avionëve. Kur ishte pastruar tymi, papritur ishte parë një ishull i vogël, rreth 600 km në juglindje të Fixhit, në Paqësor. Ishulli është vetëm 1.5 km i gjatë.
Në fakt, shkencëtarët prisnin që të zhdukej sërish brenda pak muajsh nga dallgët. Por tani, pas tre vjetësh, vazhdon të jetë po aty.