Sauditët refuzojnë kërkesat turke për ekstradim të të dyshuarve në rastin Khashoggi
Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, ka refuzuar kërkesat e Turqisë për t’i ekstraduar të dyshuarit e lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll.
“Ne nuk i ekstradojmë qytetarët tanë”, ka thënë al-Jubeir para gazetarëve në Riad më 9 dhjetor, në fund të samitit, Këshilli për Bashkëpunim mes vendeve të Gjirit.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar që Arabia Saudite të dorëzojë të dyshuarit për vrasjen e Khashoggit.
Khashoggi, një banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist për gazetën “Washington Post” është vrarë në konsullatën saudite më 2 tetor, teksa ka shkuar aty për të marrë disa dokumente.
Ai është njohur si kritik i ashpër i regjimit saudit.
Një gjykatë turke ka nisur fletarreste për ish-shefin e inteligjencës saudite, Ahmad al-Assiri dhe ish-këshilltarin e gjykatës mbretërore, Saud al-Qahtani.
Të dy burrat janë përjashtuar pasi Riadi ka pranuar se Khashoggi është vrarë në konsullatë, raporton “Rel”.
Sipas Turqisë, një ekip prej 15 sauditësh është dërguar në Stamboll për ta vrarë Khashoggin.
Ndërkohë deri më tani në Arabinë Saudite janë ndaluar 21 persona lidhur me këtë çështje.
Shefja e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, Gina Haspel ka thënë se ekzistojnë të dhëna të fuqishme që tregojnë për përfshirjen e princit të kurorës, Mohammed bin Salman në këtë vrasje.
Princit saudit në anën tjetër mohon të ketë qenë pjesë e vrasjes së Khashoggit.