Saul Kanello, unifikon titujt në peshat e mesme

07 nëntor 2021 | 14:40

Boksieri meksikan, Saul Kanello, arriti që të unifikojë titujt e peshave të mesme, pasi që në sfidën e zhvilluar në Las Vegas, mundi Kaleb Plantin, me nokuat teknik në raundin e 11-të.

Me këtë rast boksieri meksikan, përpos që bashkoi titujt e peshës së mesme në versionet IBF, VBA, VBC dhe VBO, Kanello u bë kampion i gjashtë dhe i pari nga Meksiko që ka pronësi katër titujt në një kategori të boksit.

Boksieri meksikan regjistroi fitoren e 57 në 60 përballjet e deritanishme, prej të cilave 39, i mbylli me nokaut teknik, ndërsa në karrierën e tij ka edhe një disfatë dhe dy barazime. Në anën tjetër, për Kaleb Plantin është disfata e parë në 22 luftëra të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard mund të ulet te Norwich,…