![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/sipa_34678599-768x512-1.jpg)
Sauli qëndron në Atletico Madrid
31 gusht 2021
| 16:19
Gjatë kësaj merkatoje vere është folur shumë për të ardhmen e Saul Niguez, për të cilin ishin në garë Chelsea dhe Barcelona, por në fund lojtari do të qëndrojë tek Atletico e Madridit.
Konfirmimi për qëndrimin e lojtarit vjen nga presidenti Enrique Cerezo, i cili deklaroi se 26-vjeçari është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe se nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e futbollistit.
Numri 1 i “Los Colchoneros” theksoi se për momentin mesfushori nuk do të largohet edhe pse në futboll asgjë nuk është e sigurt, por ai shtoi se Saul Niguez ndodhet në skuadrën e duhur dhe nuk do të largohet.