Sava Gardaseviq përforcon Llapin

11 gusht 2020 | 15:36

Klubi futbollistik Llapi ka arritur t’i siguroj shërbimet e qendërsulmuesit me përvojë, Sava Gardaseviq.

Sulmuesi nga Podgorica, Sava Gardaseviq ka nënshkruar kontratë me Llapin për edicionin e ardhshëm dhe me opsion të rinovimit edhe për një edicion tjetër.

27-vjeçari ka një karrierë të madhe pas vetës duke numëruar kështu mbi 109 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi. Karrierën e tij si futbollist, Gardaseviq e ka filluar tek Buduçnost Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: FK Mornar Bar, FK Deqiq Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizoj 16 gola. Vlen të cekët se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe reprezentues i Malit të Zi për grupmoshën U19.

“Sava Gardaseviq menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhëratë e trajnerit, Tahir Batatina i cili shpreson se ai do të jetë formula e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rike Roçi ka kujtuar historinë e largimit nga Shqipëria drejt…