Sava Janjiç në vitin 1999: E kam takuar Thaçin dhe i dënonte krimet kundër serbëve, Millosheviq ishte arkitekt i krimeve
Mediumi francez, Liberation, është njëri nga mediumet që më shumti është marrë me trajtimin e luftës së Kosovës gjatë viteve 1998-1999.
Më 24 korrik të vitit 1999, ata kishin vizituar Kishën, respektivisht peshkopin serb Sava Janjiç. Po atë ditë, Liberation, kishte publikuar një artikull, ku pjesa dërrmuese ishte me intervistën e Sava Janjiç. https://www.liberation.fr/portrait/1999/07/24/sava-janjic-33-ans-moine-au-kosovo-a-raconte-par-e-mails-au-monde-entier-durant-des-mois-l-engrenage_279615/?outputType=amp&fbclid=IwAR3wQ7csuyUsLqrreRx-Dghw2fHQkp5W72-KZV0yTxSxSIqUcqGF4v6n1eM
Në mediumin francez, thuhej se represioni dhe verbëria vrastare e regjimit të Millosheviqit e ushqeu ekstremizmin shqiptar.
“I strehuar pas mureve të larta në fund të një lugine të pyllëzuar, manastiri duket një strehë paqeje në mes të fshatrave të shkatërruara të këtij rajoni midis Pejës dhe Gjakovës, ku masakrat e paraushtarakëve serbë ishin veçanërisht të egra dhe sistematike“, thuhej më tutje në artikull, përcjell Demokracia.com.
Liberation tregonte sesi peshkopi Janjiç e kishte akuzuar presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, si arkitekt të masakrave dhe krimeve sistematike ndaj shqiptarëve.
“Millosheviqi ishte arkitekti i kësaj strategjie. Ai planifikoi dhe organizoi këto krime. Kjo sigurisht nuk i justifikon as ato të kryera në këmbim nga ekstremistët shqiptarë dhe as rrëmbimet, por në asnjë mënyrë nuk mund të bëjmë një paralele mes të dyjave”, kishte përsëritur pa u lodhur Sava, fjala e vërtetë e të cilit shpesh acaronte popullin serb.
Mediumi francez në vazhdim kishte treguar sesi Sava Janjiç e kishte takuar edhe Hashim Thaçin dhe ky i fundit i kishte dënuar krimet ndaj serbëve.
”At Sava tashmë është takuar me Hashim Thaçin, “kryeministrin” e “qeverisë së përkohshme” të shpallur nga UÇK-ja. Ai më tha se donte një shoqëri multietnike dhe dënonte krimet kundër serbëve. Dua ta besoj”, kishte thënë më tej Janjiç për mediumin francez.
Po ashtu, në një intervistë të cilën e ka siguruar Demokracia.com, përfaqësuesi i serbëve, menjëherë pas luftës në Kosovë, Momçillo Trajkoviq, kishte treguar sesi ai bashkë me Hashim Thaçin, Bernard Kouchnerin dhe Sava Janjiçin kishin vizituar disa serbë të cilët atë kohë ishin dëbuar nga banesat e tyre.
“Por, banesat, ja në librin tim është kjo, kur Kushneri, unë, at Sava dhe Thaçi i vizitonim banesat prej të cilave serbët i kanë dëbuar“, tregonte Momçillo Trajkoviç për Oral History Kosovo.
Në një intervistë për televizionin serb “Palma Plus”, në vitin 1999, Hashim Thaçi kishte thënë se në Kosovë mund të ndërtohet komunitet dhe respekt i ndërsjellë dhe në këtë presim mbështetje të veçantë nga bashkësia ndërkombëtare.
“Ne po punojmë për të ndërtuar një Kosovë të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, ku rolin e tyre do ta luanin jo vetëm shqiptarët, por edhe serbët, boshnjakët, turqit dhe të tjerët. Procesi është i hapur dhe ne po përgatitemi për një rezolutë brenda një kornizë demokratike”, kishte thënë Thaçi. https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=1999&mm=12&dd=25&nav_category=1&nav_id=3612&fbclid=IwAR1_B7O_OSyLzzldMPaqedUY5RSjn0fH2jjgIQDTnNCHsj5SrcXwlAa5XUk_aem_AUK7bcuMyJtG2SrGf4GUtXlXhVD5NwK_v2JcKoRDAc3wx7tH9v5YntZkv5AdOp715BI