SBASHK kundërshton mësimin tërëditor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka reaguar lidhur me idenë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për procesin mësimor tërëditor.
SBASHK thekson se kjo ide nuk është e sotme dhe se kjo ka të bëjë me 29 shkollat në tërë Kosovën. Kjo sindikatë e kundërshton këtë iniciativë duke e quajtur eksperiment të MASHT-it.
Për mësimin tërëditor Sindikata e Bashkuar bën thirrje që të shikohen gjitha praktikat në Evropë.
“Nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që mbajnë orët shtesë për nxënësit, por kuadro shtesë. Ky proces mësimor nuk është obligative për gjithë nxënësit por ata shkojnë sipas prirjeve. Po ashtu duhet krijohen edhe kushtet e nevojshme, kuzhinat shkollore dhe ambientet rekreative”, shkruan në reagimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës.
Kjo ishte provuar edhe para disa vitesh por u ndërpre në heshtje pas pakënaqësisë së prindërve.
Ndër të tjera SBASHK shton se kjo ide mund të realizohet në të ardhmen në Institucionet e Arsimit Para Universitar të Kosovës kur të krijohen gjitha kushtet e nevojshme, kur të sigurohet buxhet për rekrutimin e kuadrove të reja