SBAShK: Ligji për paga nuk merr parasysh kërkesat tona
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës (SBAShK), ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut, edhe njëherë i shprehen kryeministrit Haradinaj, kundërshtimin e punëtorëve të arsimit lidhur me ligjin e pagave.
“Edhe përkundër angazhimeve tona, versioni i ligjit të votuar më 3 shtator, nuk i merr parasysh kërkesat tona, dhe si i tillë ky ligj është degradues për punëtorët e arsimit”, kanë deklaruar përfaqësuesit.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj të bëjë korrigjimin e këtij ligjit.
I pari i ekzekutivit, ka deklaruar se “ Shqetësimet e ngritura nga SBASHK në këtë takim, do të shqyrtohen me kujdes, dhe do t’i rekomandohen Komisionit Parlamentar për Adminsitratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, që t’i bëjnë përmirësimet e nevojshme, në mënyrë që të ngritët pozita e punëtorëve të arsimit.”
Haradinaj shtoi se qeveria respekton punën në vitet e 90-ta, duke kujtuar edhe angazhimin për votimin e Projektligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit në vitet e 90-ta,-thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga SBASHK.