SBASHK-u bën thirrje që të mos votohet Ligji për Pagat
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Kuturë dhe Shkencë ka reaguar lidhur me draftligjin për paga që sipas tyre degradon punëtorët e arsimit.
“I nderuari Kryeministër Haradinaj, e nderuara Qeveri e Kosovës duke analizuar me kujdes versionin final të projektligjit për paga si dhe shtojcat 1 e 2 të tij, SBASHK-u është tepër i zhgënjyer me Ministrinë e Administratës Publike pasi që vërejtjet e argumentuara tonat edhe në kohën e Qeverisë Mustafa , por edhe tani në takimet me Ministrin Jagcilar , janë përfillur aq pak sa që ky projektligj vazhdon të jetë nënçmues degradues për arsimin në Kosovë e veçmas për punëtorët në Arsimin Parauniversitar dhe në administratën e arsimit në tërësi”, thanë ata në një njoftim.
Sipas tyre sistemi arsimor është i radhitur tepër ulët në tabelën e koeficienteve dhe i vlerësuar po ashtu tepër ulët
Ata kanë lutur që ligji të kthehet në në Ministrinë e Administratës Publike dhe pastaj të bëhet pozicionim meritor edhe për sistemit arsimor.
‘Kështu do të kontribuonim të gjithë në mirëvajtjen e vitit të ri shkollor e në të kundërtën SBASHK-u do të veprojë sipas zërit dhe kërkesave të mësimdhënësve të Kosovës”, përfundon njoftimi.