SBAShK-u dhe MAShT-i me vendim të ri për çështjen e kompensimit të orëve të humbura
Pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, kryetari Ismajl Kurteshi, ka thënë se kërkesat e SBAShK-ut tanimë janë të plotësuara sepse MASHT-i, është i interesuar për një vendim të ri për kompensimin e orëve.
Komisioni parlamentar është zotuar se do të punojë në ligjin për pagat sa i përket ciklit klasor të mësimdhënësve, ndërsa kërkesa ka qenë që SBAShK-u të merr vendim për kompensimin e mësimit.
Ministri Shyqyri Bytyqi pas mbledhjes ka thënë se janë gati zgjidhjes së problemit.
“SBAShK-u ka qenë bashkëpunues në këtë aspekt. Do ta bëj tërheqjen e vendimit për orët e humbura. Nëse ndryshohet edhe koeficienti i pagave për mësimdhënësit 1-5 deri 6.9, atëherë do të thërrasim këshillin dhe do të marrim vendim për kompensimin e orëve të humbura”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa Vjollca Gashi nga SBAShK-u, ka thënë se kanë qenë bashkëpunues në këtë aspekt.
“Në momentin e ndryshimit të koeficientit ne do ta mbledhim kryesinë e SBAShK-ut dhe do të vendosim, por deri tani qëndrimi është që të kompensohet vetëm një javë”, ka thënë Gashi. /KK/