SBAShK-u dorëzon peticionin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale

30 shtator 2024 | 10:54

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20 mijë e 458 nënshkrime të mbledhura.

Kjo në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale, raporton Ekonomia Online.

SBAShK-u synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të…