SBAShK-u: Duam vend meritor në Ligjin e pagave
08 shtator 2018
| 12:29
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka protestuar para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar korrigjimin e Ligjit për Paga.
Protestuesit kanë nisur marshin nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe kanë vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë, me parullën “Duam vend meritor në Ligjin e Pagave” ndërsa ecnin duke thirrur njëzëri “Kryeministër kthena pagat”, “Dëgjoje këtë zë”, “Deputetë, mos i mbyllni shkollat”, “Ne jemi zëri i 27 mijë punëtorëve të arsimit e kulturës”.