SBASHK-u falënderon Ramën për vaksinat

01 prill 2021 | 14:45

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për vullnetin e treguar për vaksinimin e një numri të mësimdhënësve.

Përmes një njoftimi për medie, SBAShK-u ka vlerësuar se tani presin nga ministritë përkatëse të Kosovës të dalin me planin e vaksinimit të punëtorëve arsimor.

“SBASHK falënderon Qeverinë shqiptare për vullnetin e treguar dhe pret me të drejt nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit të Kosovës , që të dalin me një deklarim zyrtar dhe me një plan konkret se si do të realizohet aktiviteti i vaksinimit të punëtorëve arsimor, aktivet ky që nuk do të jetë edhe i lehtë për t’u realizuar pasi që sektori i arsimit ka numër të madh të të punësuarve”, është thënë në njoftim.

SBASHK-ja ka njoftuar se i ishte drejtuar me apel publik Qeverisë së kaluar të Kosovës që me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit ta kenë prioritet sektorin e arsimit duke ofruar edhe argumentet e bazuara për këtë kërkesë.

Gjithashtu, SBASHK-u më 29 mars i është drejtuar me shkresë ministrit Vitia duke kërkuar një takim me të.   “Duke sqaruar arsyen e takimit SBASHK-u i kishte cekur në shkresën drejtuar ministrit Vitia se : ‘Në këtë takim do të bashkëbisedonim për gjendjen aktuale në arsim dhe në rrethanat e krijuara nga pandemia dhe për mundësinë që punëtorët arsimor të jenë të përfshirë në listën prioritare për vaksinim. Këtë kërkesë nuk po e bëjmë që të jemi të privilegjuar , por sektori i arsimit është nga më të prekurit nga COVID-19 dhe prandaj vaksinimi me prioritet i punëtorëve të këtij sektori do të krijonte siguri dhe mundësi reale që viti shkollor të vazhdonte nëpër institucionet arsimore , ashtu si është kërkesë dhe dëshirë e arsyeshme e institucioneve, SBASHK-ut dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, është thënë në njoftim.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në Rogozhinë, ka konfirmuar se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 20-të në EBC Ligën e Femrave do të…