SBAShK-u pritet të vendosë nesër për grevë
11 dhjetor 2019
| 16:45
Në çerdhet publike, shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të larta, të premten pritet të mos mbahet mësimi në dy orët e para.
Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) të mërkurën ka autorizuar kryetarin e kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj që nesër (e enjte) të vendosë nëse do të mbahet grevë dyorëshe të premten.
Jasharaj ka bërë me dije se nesër do të dalin me një qëndrim të përbashkët lidhur me mbajtjen ose jo të grevës.
Ky vendim i SBAShK-ut, ka ardhur pas dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për pagat nga ana e Avokatit të Popullit.