![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/bashku.jpg)
SBASHK-u: Greva do të vazhdojë derisa qeveria të reflektojë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se të premten kanë vizituar komunën e Lipjanit dhe Shtimes, me ç’rast kanë vizituar edhe shkollën “Ismail Luma” në Lipjan dhe çerdhen e kësaj komune dhe po ashtu në komunën e Shtimes shkollën “Emin Duraku”.
Sipas SBASHK-ut, gjatë takimit me sindikalistët u bisedua për ecurinë e grevës si dhe për kërcënimet dhe presionet që kanë filluar të zhvillohen karshi sindikalistëve grevistë.
“Përkundër kësaj grevistët ishin të vendosur të vazhdohet me grevën pa marr parasysh presioneve kush i bënë dhe nga vijnë deri në realizimin e kërkesave tona që janë të njohura për publikun. Përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut u thanë sindikalistëve se ata do të qëndrojnë të vendosur për të realizuar kërkesat e tyre, ndërsa për presionet u informuan se zyra ligjore pranë BSPK-së do të analizojë këto presione e kërcënime dhe do të përgatis kallëzim penal karshi atyre që kanë filluar të i bëjnë këto presione ose edhe ata që do t’i bëjnë. Greva vazhdon në gjithë Kosovën derisa Qeveria të reflekton, të bën zgjidhjen e kërkesave tona”, ka njoftuar SBASHK-u.