SBASHK-u: Greva në arsim do të fillojë më 13 prill
09 prill 2018
| 14:00
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojë të mbahet proces i rregullt mësimor, ndërkaq greva në arsim do të jetë nga 13 prilli.
Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj.
“Nesër nuk do të ketë grevë, me rezolutën që e ka nxjerr Kongresi më 24 shkurt greva është paraparë të mbahet nga 13 prilli e tutje”, ka thënë Jasharaj.
Ai ka theksuar se presin që prej të martës e deri më 13 prill të kenë takime dhe që Qeveria të reflektojë duke e parë seriozitetin e situatës.